Revista “VSD” promovon Shqipërinë turistike, Rama: Çdo vit e më shumë vizitorë francezë

Kultura

Revista “VSD” promovon Shqipërinë turistike, Rama: Çdo vit e më shumë vizitorë francezë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Plazhet dhe peizazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe kultura dhe traditat vendase ishin në fokus të artikullit të publikuar këtë javë në revistën e mirënjohur franceze “VSD”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e revistës “VSD”, sipër së cilës shkroi “një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”.

Sipas tij, këtë sugjeron revista e mirënjohur franceze, duke promovuar këtë javë plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kulturën dhe traditat që siç tha ai, po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë francezë “si asnjëherë më parë”.

“Arratisje në Shqipëri: Në zemër të së panjohurës së bukur”. Kështu titullohet shkrimi i publikuar këtë javë në “VSD”, i cili eksploron “bukuritë e padyshimta të Shqipërisë, ku historia takohet me bukurinë natyrore”, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

“Mirë se vini në Shqipëri, ky xhevahir mesdhetar i panjohur prej kohësh, i cili tani zbulon thesaret e tij për udhëtarët kureshtarë. Me plazhet e saj të pacënuara, malet madhështore dhe historinë e pasur, Shqipëria është një destinacion që me siguri do t’ju befasojë. Larg turmave turistike, ky vend magjepsës ofron një zhytje autentike në kulturën dhe traditat e tij”, shkruan revista franceze.

“VSD” shkruan për plazhet e Rivierës, shqiptare, Thethin dhe liqenin e Komanit, por edhe traditat dhe kulturën e vendit.

“Shqipëria është një muze i gjallë ku çdo rrugë, çdo zakon tregon një histori. Traditat e saj stërgjyshore jetojnë përmes festivaleve shumëngjyrëshe dhe vallëzimeve magjepsëse. Shqiptarët janë krenarë për trashëgiminë e tyre, e reflektuar kjo në kuzhinën e tyre të shijshme”, shkruan “VSD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat