​Hapet ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino"

Kultura

​Hapet ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino"

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:11
Antonello De Riu

Është hapur sonte (e hënë) ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino" në Lapidariumin e Muzeut Kombetar në Prishtinë. Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë.

Me këtë rast ambasadori i Italisë, Antonello De Riu tha se ideja e kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë në një vend, ku sipas tij, Italia është në ballë dhe në të njëjtën kohë të eksplorohet edhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, Italo Calvino.

“Ky është eventi i parë i javës me ekspozita, debate, shfaqje, vetëm për diskutim në ekipin e kësaj jave. Këtë vit, edicioni i 23-të, është gjuha italiane dhe qëndrueshmëria. Ideja është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë në një vend, ku Italia është në ballë dhe në të njëjtën kohë të eksplorohet edhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, shkrimtarit italian të shekullit të 20-të, Italo Calvino. Pse Italo Calvino? Sepse ai ishte shumë i etur për të analizuar në shkrimet e tij në veprat e tij tema të aftësisë së qëndrueshmërisë, marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës, si dhe tjetërsimi i individit, i qenies njerëzore, në qytetet gjithnjë e më të industrializuara dhe të urbanizuara,” tha Riu.

Ambasadori De Riu gjithashtu shtoi se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë.

“Në këtë ekspozitë shfaqen veprat e 31 artistëve që sot përmes një ankandi publik, ata në të gjithë botën vendosën të hartojnë disa shfaqje, disa ekipe që janë të pranishëm me veprat e Italo Calvinos. Le të përfshijmë se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar ndoshta më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë. Dhe kështu kuptimi i kësaj nisme, i kësaj ekspozite është edhe t'ju tregojë lidhjen mes letërsisë dhe ekologjisë, që ato të mund të gjejnë elementet e përbashkëta dhe mund të shpjegoni edhe përmes letërsisë argumente dhe tema që janë tipike, më shumë nga studimet sociale”, shtoi De Riu.

Ndërkaq, drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu falenderoi Ambasadën e Italisë në Kosovë, që edhe kësaj rradhe është përzgjedhur që të jenë partner për organizimin e këtij aktiviteti në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar.

Ekspozita është e hapur për publikun nga data 17 deri më 22 tetor, prej orës 10:00 - 18:00 me hyrje falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat