Ilir Ikonomi vjen me “Fan Noli, në një biografi të re”

Kultura

Ilir Ikonomi vjen me “Fan Noli, në një biografi të re”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 nëntor 2023 Në ora: 12:58
Kopertina

Në Tiranë bëhet të martën, më 7 nëntor, ora 13:00 në Universitetin Europian të Tiranës (shkohet me autobusin e Porcelanit), bëhet promovimi i librit “Apostulli”, vëllimi i parë i një biografie të re për Fan Nolin. Libri ka 430 faqe dhe është botim i UET Press.

Libri “Apostulli” jep një përshkrim me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon nga arritja e tij në Amerikë më 1906 e deri në vitin 1920, kur ai largohet për në Shqipëri.

Gjatë kësaj kohe të rëndësishme, Noli themeloi Kishën Shqipe, Shoqërinë “Besa-Besën”, gazetën “Dielli” dhe, bashkë me Faik Konicën e të tjerë, krijoi Federatën “Vatra”, e cila do të shërbente si një qeveri shqiptare në mërgim.

Në libër do të gjeni fakte të reja për Nolin, njërin prej shqiptarëve më të ditur dhe më interesantë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Çdo e dhënë është rreptësisht e dokumentuar.

Autori i libri thotë se për të shkruar librin kam bërë kërkime në shumë arkiva e biblioteka dhe jam këshilluar me historianë e specialistë të tjerë.

"Koha që pasqyron ky vëllim nuk ishte aspak një fushë e gjelbër pikniku, por një shesh beteje, ku Noli jo domosdo gëzonte mbështetjen e të gjithëve. Jam përpjekur që lexuesi të mos e shijojë librin si një fotografi, por si një film, ku personazhet debatojnë, përplasen, rrëzohen e ringrihen."

Libri “Apostulli” një përshkrim i thukët me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, ka një parathënie të shkruar nga historiani i mirënjohur amerikan Bernd Fischer, dhe, është i pajisur me shënime në fund të faqeve, me fotografi dhe me një tregues emrash.

Ballina e këtij libri është punuar nga Besnik Frashni, UET Press.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat