Kënga e zogut Herak

Kultura

Kënga e zogut Herak

Nga: Atdhe Geci Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 21:42
Atdhe Geci

Kjo tokë e ëmbël e bukës dhe lirisë

e ka kuptimin e këngës së pakënduar

është muzikë, art pamor, një jetë arti

me një qiell hyjnor yjesh dhe diell

 

Në Roganë dhe gjithandej Kosovës

një zë himni vlon nga gjiri i atdheut

zhurmë bën heshtja që nanuris, sa

herë himnohet kënga e zogut herak!...

 

Në Roganë ndjej një ndjesi të fortë

një ndjesi të një fryme më ndryshe

e ndjej unë furinë e zemrës së dheut

tek i bie kitarës me këngë herakësh!...

 

Në Roganë dhe gjithandej atdheut

çdo njeri e di si lëvizet dhe si bëhet

qasja më e mirë për një revolucion,

ai i bukuri i ardhshëm është atdheu!

 

Në Kodër të Brijës te Kepi i Pemës

një kaçubë rrënje më ka pas thënë;

jam pak e vogël dhe s´kam aq shtat,

por vesë prej barit unë pijë çdo natë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat