Aktor i mbi 100 roleve dhe Mjeshtër i Madh, kush ishte Mirush Kabashi?

Kultura

Aktor i mbi 100 roleve dhe Mjeshtër i Madh, kush ishte Mirush Kabashi?

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
I ndjeri, artisti Mirush Kabashi

Arti shqiptar është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte në zi. Artisti i kombit Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij ndërsa sipas burimeve aktori i mirnjohur kishte disa ditë që ishte në intubim dhe në gjendje të rëndë në spital.

Por ndonëse tanimë do të mungojë fizikisht, kontributi i aktorit në mbi 100 role në kinematografi dhe teatrin shqiptar është i jashtëzakonshëm.

I njohur si “Sokrati shqiptar” artisti shumë dimensional është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë shqipe, duke u identifikuar edhe për zërin e tij të veçantë.

Gjatë karrierës së tij artistike Kabashi është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në qytetin e Shkodës dhe është rritur në Durrës. Por origjina e tij është nga Gjakova.

Më 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit.

Aty vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993.

Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te
ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, ndërsa nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat