Udhëtarët e kombit

Kultura

Udhëtarët e kombit

Nga: Atdhe Geci Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:39
Atdhe Geci

Dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë

ajo m´u shfaq si ëndërr e tani e kam tek vetja

unë e ajo u njohëm në një mesditë n´Delvinë

tek po shëtisnim  në  një  fushëz  tejet antike!

Quhem tha Argjira, jam  nga  një  fshat  afër,

trime, edhe vonesat  e  vona  janë një fillim i

mbarë, një ardhje  për  shpirtin  dhe  zemrën

Mua dhe Argjirën na lidh gjaku dhe gjuha, si

dhe e njëjta  dashuri  për  Epirin dhe Morenë.

Argjira, a do të vish sot në Ledhëz, atje do të

kalojmë disa ditë dhe net  në  Pargë dhe Artë

me Argjirën, përveç  dashurisë për Çamërinë

na lidh dashuria për Kosovën dhe për Ilirinë,

për Krahinën e Mollës së Kuqe dhe Shkupin

Si dhe dashuria  për  kthimin e emrit në Iliri!

Argjira, mendja lexon shpirtin dhe universin,

s´është shpikje as shpifje, por furi e pasionit

dashuria nuk e paska humb udhën për te unë,

dashuria  në  moshë  të  thyer  është  paksa e

dhimbshme dhe, me përplasje  jo  aq  të buta

dashuria nuk është pemë  që thahet e shkelet

ajo ka lundrën e vetë Noen, për  gjitha ujërat

dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë

ajo tek unë erdhi me profil  dhe  me  prefiks,

në Delvinë kemi pamje nga  Fusha Vërrinës

një pamje krejt tjetër për  Shqipërinë antike!...

Dashuria nuk e ka humbur udhën për te unë

ajo është prej  lëndës  së  gjakut dhe shpirtit

Republika e Çamërisë do çlirohej nga greku

ditën kur ia kthejmë atdheut  emrin  në  Iliri!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat