Mërgimi është mjerim

Kultura

Mërgimi është mjerim

Nga: Adem Bytyci Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:54
Adem Bytyci

Mjerim pa as edhe një ditë gëzim

Këtë e dijnë 

Vetëm ata që jetojnë n'mërgim.

Mërgimi është ëndrra Atedhut

Nuk t'lën t'qetë 

As ditë as natë

Edhe kur t'biesh

Për t'fjetur n'shtrat

T'vijnë n'ëndërr

Bukuritë e Atedheut

Fushatë me lule

N't'cilat ke lozuar

Kur ke qenë atje

Pa ardhur n'Mërgim

Dhe sot i kujton

Me shumë dashuri 

Dhe me mallëngjim.

Edhe kur u bëm

Shtet na lindi një shpresë

Do ta harrojnë mërgimin

T'rinjtë tanë

Këtë plagë t'rëndë kombëtare

T'cilën për shkak t'pa drejtësive

Dhe varfërisë

T'parët tanë 

E kanë përjetur 

Me dhimbje n'shpirt.

Por jo, n'vend 

Që t'ndërprehet mërgimi

Akoma po vazhdon

Për çdo ditë 

T'rinjët e lëshojnë 

Vendin tonë

Nga hajnitë

Dhe korrupsioni 

I politikanëve t'marrë

T'cilët nuk brengosen

As për varfërinë e qytetarëve

As për zhvillimin e shtetit

Por vetëm si t'i mbushin 

Xhepatë për vete

Dhe t'i dërgojnë fëmijët e tyre

Për t'u shkolluar jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat