“Disa shqiptarë”!

Kultura

“Disa shqiptarë”!

Nga: Petrit Dibrani Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:43
Petrit Dibrani

Ngase vuajnë për të pasur vëmendjen e publikut dhe në rastin më të shëmtuar, pse janë të shitur; (lëre që e pranojnë lehtësisht copëtimin e trojeve tona ilire, stërgjyshore po edhe bindshëm, e mbrojnë “tezën” e “kombit kosovar”!)

Pse Kosova është çliruar nga okupimi i fundit, gjenocidial serb dhe është shpallur shtet, më 17 shkurt 2008, kjo nuk nënkupton se ka ndërruar (entitetin e brendshëm dhe të përhershëm SHQIPTAR.)

Andaj edhe tentimi për shpikje të një kombi, në tokën e vet, është marrëzi, ose përfitim personal.)

Termi “komb kosovar”, më parë mund të quhet dhe përdoret si term, “komb dardan”.

Ngase Historia, pjesën e territorit ku është sot Kosova, e ka njohur me emrin Dardani, si një nga disa fise Ilire.

Shumë më e gjerë ishte pjesa se tash, ku shtrihet Kosova.

Dardania e dikurshme arrinte në veri deri në Nish, duke u shtrirë deri në Shkup, ndërsa në lindje kishte lumenjtë Vardari e Morava, kurse në perëndim malet e Autoariatëve.

Ilirët, trashëgimtar të pellazgëve, janë banorët më të lashtë në Gadishullin Ballkanik.)

Shkurt e troç dhe shqip: “kombi kosovar” është shpikje, ashtu si “kombi maqedonas”!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat