Po troket lufta në derë

Kultura

Po troket lufta në derë

Nga: Dedë Preqi Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:56
Dedë Preqi

Lufta po troket në derë

Dikush thotë, a jeni gati,

Sikur të droguar e të dehur

Kurtha t’vdekjes duke ngrehur.

O, ju të çmendur, o, ju të marrë!

Kush e do luftën në këtë botë,

Vetëm gjakatarët kërkojnë gjak

Dhe në t’pafajshmit marrin hak.

Jo largë, atje ku lufta po zhurmon

Në Ukrainën grunore e heroike,

Dhe n’rripin e Gazës n’Palestinë,

Vërshimat e plumbave të përfshijnë.

Pse kjo luftë, kjo morde e hidhur troket

Vetëm nga njerëzit krisur n’mendje buron,

Që shembin buzëqeshjet e fëmijëve prore

Edhe substancën e vet më n’fund e rrënon.

Pse derdhet aq shumë gjak e merr dhenë

Kondruall kësaj bote pa mëshirshëm tretet,

Përplot fëmijë me buzëqeshje të ndrydhura

Ëndërrat e tyre të ngrira i zgjon frika dhe uria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat