Macja e Dubait

Kultura

Macja e Dubait

Nga: Dedë Preqi Më: 21 prill 2024 Në ora: 16:51
Dedë Preqi

Vetëm një ditë më herët po sa i përfundua pushimet dhe fluturua prej Dubait për Zyrih, sikur asnjëherë tjetër, Dubai u përmbytë nga vërshimet dhe pothuaj se këto vërshime vërshuan në përgjithësi Emiratët e Bashkauar Arabe, dhe për një kohë të shkurtër u bllokuan edhe fluturimet në aeroportet e këtij vendi, sepse pistat e shdërruan në ujë.

E dyta herë që shkojnë Svenja dhe Adonisi nga Zyrihi në Dubai, bashkë me nënën dhe dajën e tyre. Është nteresant se temperaturat në këtë vend janë më të përshtatshme në kohën kur në Evropë janë temperaturat më të ulëta, ndërsa në Dubai, janë pothuaj konstante, dhe jo aq të nxehta, që përballohen më lehtë.

Gjithçka në këtë vend e gjenë të kompletuar me të gjitha ato bukuri, që njeriu do ti mendonte dhe t’i  kërkonte, por athua se gjithçka në këtë vend do të ishte në nivelin e asaj, që nuk mundet njeriu të ankohej, apo ta paramendonte se do i mungonte diçka në këtë botë.

Duke shetitur nëpër pjesët e bukura të këtij vendi, që ndoshta nuk i shikon në ndonjë vend tjetër të botës, me ato ndërtesa të bukura dhe gjigande, që do lodhesh duke ia numëruar katët e tyre, pa pritmas Svenjës i ra në sy një macë e vogël, e cila edhe ajo shkonte rrugës së vet, por si dukej i kishte humbur rruga në ato momente, sepse herë ndalej e shikonte njerëzit e herë kthehej mbrapa me çapa çupet e vogla të saj.

Svenja e njoftoi edhe vëllaun e vet Adonisin, se një macë e vogël po na ndjek mbrapa dhe çfarë të bëjmë që ta dimë hallin e saj, sepse duket se diçka po kërkon , ose i mungon, apo është e uritur dhe sikur në këtë pjesë të botës së pasur, syri duket i mbushur, por nuk do të thotë se barku i dikujna është i boshatisur.

Svenja u ndal dhe iu afrua macjes së vogël, e cila mëzi që priti ta përgëdhelte dikush, që ndoshta i kishte ikur pronarit të saj të pasur, apo pronari i pasur e kishte braktisur atë, e cila ishte shumë e lodhur dhe dukej e hargjuar, sepse i kishin dalë edhe kockat mbi shpindë.

Pas pak Svenja dhe Adonisi, e kuptuan se ndoshta do të ishte macja e uritur dhe e pyetën nenën e tyre dhe dajën, që të gjejnë një dyqan të mallrave dhe të blejnë diçka për macjen e vogël, që edhe ajo e pëlqeu shoqëri të tillë, sepse nuk dëshironte  të ndahej, duke u shkuar gjithnjë mbrapa tyre.

Macja përngjante e njëjtë si macat tona, e cila herë pas here i shikonte ato fytyra njerëzore dhe sikur u shoqërua me një rreth të ri, të cilët nuk u ndanë pa ia zbuluar hallin e saj, duke i blerë ushqime dhe duke e ushqyer fshehtas dikund në një qoshe të një ndërtese të madhe, sepse i tërë vendi ishte  nën masa vëzhguese nga kamerat dhe policia e vendit.

Ashtu macja dubaiane kokë ulur mbi kutinë e ushqimit, pas pak macja e ngriti kokën dhe i lëpinte buzët dhe shikonte Svenjen dhe Adonisin, sikur donte ti falenderonte dhe t’u thoshte diçka më shumë, se qenkeni njerëz me zemër të mirë, që e vërejtët vajin dhe hallin tim, edhe pse Dubai e ka emrin e madh, ka të pasur dhe të varfër në këtë botë, ka të ngopur, por ka edhe të uritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat