Sindromet down-e letrare - Bota Sot
Sindromet down-e letrare

Kultura

E diel, 22 korrik 2018

Sindromet down-e letrare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:21
Sulejman Mehazi

Na dalin do zëdhënës të letërsisë "elitarë" që na shesën gogla artistike në pazarë, ama, kusesi për poezi e art,  vetëm për shokët e tyre të artë, nuk bëzënë për ajkë spirituale, por për poezi baltosje rurale. Downët Letrarë kujtojnë se poezia është vetëm hallvë, jo dhe sheqerpare e bakllavë, kujtojnë se është vetëm trandafil, jo dhe zambak e karanfil...

Sindromet Down-e Letrarë nuk zhvillohen aspak me radhë, mendojnë përherë si më parë se vetëm hallvat janë poetë të parë e askush tjetër të mbarë. Koha kalon e ec, ama, për kritikët letrare me sindrome Downe vetëm hallvat janë poetë e askush larpurlartë.

Shpirtrat poetikë lindin e lindin, e vazhdojnë të shkruajnë me shumë ngjyra  frymëzimi, ama për kritikët letrarë me sindrome Down-e përsëri hallvat janë poetë të mbarë e të parë. Poezia është arkë shpirtërore me vlerë, mirëpo për sindromët Down Letrarë, halvat janë  mbarëkombëtare e me namë. Kalojnë vitet e deceniet ngadalë, vetëm hallvat marshojnë me art të bardhë , s'ka të tjerë poezi, veç  këtyre shpirt zi. Tru e shpirt Downët se matin poezinë me figuracione të mbrendshme imagjinative, por me pesha interesash manipulative.

-Hallvat e pas viteve demokratike poetë të parë;

-Hallvat e viteve 2000, poezi të parë;

-Hallvat e sotëm (2018) të artë e të paktë.

Fatkeqësisht sindromet kritike-letrare Down s'ndryshojnë e s'zhvillohen shpejt, ata përtej hallvave poetike-artistike s'kanë forcë mendore-shkencore e shpirtërore-poetike të ecin e të vërejnë më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test