Prokuroria malazeze: Abazoviç do të intervistohet lidhur me tentim korrupsionin 21 milionësh

Lajme

Prokuroria malazeze: Abazoviç do të intervistohet lidhur me tentim korrupsionin 21 milionësh

Nga: F.B Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:02
Dritan Abazoviqi

Prokurori kryesor special i Malit të Zi Milivoje Katniç ka deklaruar se do të hetohet nëse kishte tentim të korruptimit politik në rasrin Dritan Abazoviq, shkruajnë mediet malazeze, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Katniç për gazetën “Dan” ka thënë prokuroria speciale do të ndërmarr aktivitet lidhur me hetimin për të vërtetuar deklaratën e liderit të Iniciativës Qytetare URA Dritan Abazoviq tash nënkryetar i qeverisë për tentim-korrupsionin ndaj tij në një emision televiziv.

"Ne akoma nuk kemi në posedim xhirimin, por ditëve tëa ardhshme do të sigurojmë atë dhe të vendoset nëse do ftohet Abazoviq në intervistë si qytetar ashtu që të na thotë atë që di lidhur me atë rast” tha Katniç transmeton portali “CdM”.

Katniç tha se prokuroria speciale do të vërtetoj nëse Dritan Abazoviqit i janë ofruar para, a është fjala për korrupsion politik apo diçka tjetër dhe a është rasti nga përgjegjësia e prokurorisë speciale.

Dritan Abazoviq gjatë kohës kur ishte mysafir në emisionin “Qartë” ka deklaruar se janë të sakta informatat që ka thënë se i janë ofruar 21 milionë euro, por nuk ka dashur të zbuloj nga kush:

Dritan Abazoviq ditë më parë është zgjedhur zëvendës-kryetar i qeverisë së re malazez që zëvendësojë qeverinë e partisë së Gjukanoviç pas rreth tri dekadave udhëheqje në Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat