Aktori ironizon me Gjergj Dedajn: Mos e ndani djalin prej gjirit, o faqezi

Lajme

Aktori ironizon me Gjergj Dedajn: Mos e ndani djalin prej gjirit, o faqezi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:41
Jeton Zogjani dhe Gjergj Dedaj

Jeton Zogjani ka disa fjalë për çështjen e shkarkimit të Gjergj Dedajt.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, bashkë me disa ambasadorë të tjerë, janë shkarkuar së fundi nga presidentja e vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, aktori Jeton Zogjani ka ironizuar me çështjen e shkarkimit të Dedajt.

“A keni ALLAH, a jeni njerz a çka eshte puna e juaj?

Mos e ngucni njerin more, a po e shihni qe nuk e ka njet me leshu zyren!

Mos e dani djalin prej gjinit, o faqezi.

“, shkruan ai.

Por, Zogjani nuk u ndal me kaq dhe kishte disa fjalë edhe për deklaratën e Dedajt, i cili ka thënë se nuk do ta lëshojë zyrën.

“Perndryshe Gjergji e ka mbeshtetjen time, forca Gjergj, mos lesho pe.

Katrrithu, kapu per brave t’deres mos dil.

Mbroje pragun e shtepies“, janë fjalët e aktorit. 

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat