Pedagogu Kraki: Nuk mund të dënohet Berisha për dështimet e Ramës

Lajme

Pedagogu Kraki: Nuk mund të dënohet Berisha për dështimet e Ramës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:14
Nezir Kraki

Nezir Kraki, pedagogu shqiptar në një nga universitetet e njohura në Francë, ishte i ftuari i Armela Ferkos. Ai komentoi vendimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të paditur Sekretarin amerikan të Shtetit në Francë.

“Akti i Berishës ka simbolikën e vet, tregon gatishmërinë e Berishës për të pastruar imazhin dhe nderin e tij.

Për këtë arsye e kam quajtur vendimin e zotit Blinken, një nga vendimet me qesharake të marra. Për një moment mendova se mos ishte futur Donald Trump në adresën e tij në Twitter,” tha Kraki.

“Zotit Blinken duhet t’ia kujtoj dikush se demokracia nuk mbrohet në këtë mënyrë dhe as nuk forcohet në këtë mënyrë,” tha ai.

Sipas tij, nuk mund të dënohet Sali Berisha dhe as të ndëshkohet opozita për dështimet e Edi Ramës.

“Në Shqipëri këto tetë vitet e fundit nuk është fajtor Berisha që aty nuk ka drejtësi, që aty ka krim, që aty ka drogë. Nuk është opozita fajtore që qeveritë dështojnë. Përndryshe kemi humbur diçka në llogaritë e shkencave politike.

Nëse zoti Blinken ka menduar të dënojë Berishën për dështimet e qeverisë Rama, nuk mund t’i lihet faji opozitës, por duhet që qeveria të lërë mandatin.

Po të ishte i sinqertë ky vendim, në atë vendim të zotit Blinken duhej të ishin të paktën 200 persona të politikbërjes në Shqipëri,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat