Brohoriti “vrite shiptarin”, zbulohet se kush do ta paguajë gjobën e malazezit

Lajme

Brohoriti “vrite shiptarin”, zbulohet se kush do ta paguajë gjobën e malazezit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Partia në pushtet në Mal të Zi, Fronti Demokratik, do të paguajë 6 mijë e 700 euro për lirimin e Rista Jovanoviqit, shtetasit malazias që u arrestua në Gazimestan.

Lajmi është konfirmuar nga një prej udhëheqësve të kasaj aleance, Andrija Mandiq për Tanjug.

Jovanoviq është gjobitur të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare”, ka konfirmuar avokatja e tij, Jovana Filipoviq.

Ajo ka shtuar se klienti i saj ka pranuar të paguajë gjobën, meqë në të kundërtën do të dënohej me gjashtë muaj burgim.

Jovanoviqit i është ndaluar edhe që për pesë vitet e ardhshme të hyjë në territorin e Kosovës.

Duke arsyetuar vendimin, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, ka thënë se Jovanoviq është dënuar pasi është dëgjuar duke bërtitur “Vrite shiptarin”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak”, “Kosova është Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat