Arrestohet personi që i theu derën e banesës serbes së kthyer në Gjakovë

Lajme

Arrestohet personi që i theu derën e banesës serbes së kthyer në Gjakovë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:50
Dragica Gashiq

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë nën dyshimin se ka thyer derën e shtëpisë së Dragica Gashiqit, serbes e cila në fillim të qershorit është bërë serbja e parë që është kthyer në këtë qytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Xhurkaj, konfirmoi për Gazetën se i dyshuari e ka pranuar veprën në prani të avokatit të tij.

“I dyshuari në rastin e D.Gashiq është arrestuar. Në prezencë të avokatit ai e ka pranuar veprën. Ai është në ndalim policor për 48 orë”, tha Gjurkaj.

Tri ditë më parë Gashiq ka lajmëruar në Polici se në banesë I mungojnë sendet e saj personale, ushqimi, kamera e sigurisë dhe pajisja e internetit.

Në fund të qershorit, Gashiq ka bërë përpjekje ta ndryshojë derën e jashtme të banesës dhe ta zëvendësojë atë me një të blinduar, por policia nuk e ka lejuar ta bëjë këtë, me arysetimin se duhet të marrë leje komunale për diçka e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat