“Serbia pushton Kosovën për 9 orë”/ Ish-eprori i UÇK-së: Kurrë jo, sa të ka gjallë Kosova gjeneralë dhe 60 mijë veteranë

Lajme

“Serbia pushton Kosovën për 9 orë”/ Ish-eprori i UÇK-së: Kurrë jo, sa të ka gjallë Kosova gjeneralë dhe 60 mijë veteranë

Nga: N.Sh Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:47
Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Pas situatës në Afganistan, që SHBA-ja u largua dhe kontrollin mbi këtë shtet e morën talibanët, kanë vërshuar reagimet se SHBA mund të largohet edhe nga Kosova.

Madje, disa ‘ithtar’, analistë e publicistë, iu bashkuan pretendimeve serbe, se kjo e fundit mund ta marr Kosovën për 9 orë.

Mirëpo, ndaj këtyre ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai është tallur me veteranët e rrejshëm dhe komandantët milionerë.

Ai thotë se Serbia kurrë nuk mundet me pushtu Kosovën sa të janë gjallë veteranët e rrejshëm dhe gjeneralët.

Postimi i plotë:

Për 9 vjet mundeni lirisht të fleni zbath

Po thonë se Kosovën mundet me pushtu Serbia për 3,4,9 orë.

Kurrë jo sa ti ka gjallë Kosova 60.000 veteran të rrejshëm edhe ja 6000 Gjeneralë e Komandantë e përpjetë harrone as për 9 vjet sun na pushton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat