Drashkoviç kundërshton “Botën serbe” të Vulinit, tregon kush qëndron pas ngjarjeve në Cetinje

Lajme

Drashkoviç kundërshton “Botën serbe” të Vulinit, tregon kush qëndron pas ngjarjeve në Cetinje

Nga: F.B Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:22
Vuk Drashkoviç

Lideri i Lëvizjes Përtëritëse Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë se prapa ngjarjeve rreth marrjes së detyrës së mitropolitit Jaanakije në Cetinje qëndron Moska, derisa shton se Mali i Zi nuk do të bëhet satelit i rusëve, ndërkohë që adresoi kritika ndaj Vulin që angazhohet për të ashtuquajturën “Botën serbe”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Këto janë tregime të rrezikshme, edhe luftërat e viteve 90-të filluan nga këto tregime, mjerë ajo ‘botë serbe’ për të cilën angazhohet Vulin”, tha Drashkoviç.

Ai shtoi se nuk është mirë i njoftuar me rolin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC), por e di se ajo nuk paguan tatim dhe është “e përkëdhelura e arkës së shtetit”, SPC i është kthyer pasuria dhe nuk iu nënshtrohet ligjeve.

“Sa veprat penale janë kryer nga peshkopët përfshirë edhe pedofili dhe nuk janë proceduar, ata kanë gjyqe e veta që nuk punojnë. Derisa nuk ka ardhur indoktrinomi në popullin serb dhe Kishë kanë ndodhur gjëra tjera. Kur Kisha pranoi të bëhet roje dhe propagandues i kombit dhe jo Krishtit e ortodoksisë erdhën thyerjet e mëdha në popull”, tha ai

Asnjë kishë a manastir në Kosovë nuk vlen as sa një jetë njeriu

Sipas tij, edhe më tutje la shumë “pasues të Krishtit” në SPC, duke përmendur rastin se në vitet 90-ta njëri ka thënë se asnjë kishë a manastir në Kosovë nuk vlen as sa një jetë njeriu.

"Ka shumë të rinj të shkolluar që shikojnë ndryshe kombin, Evropa nuk fle dhe ka fuqi të na këndell me evropizim, por nuk reagon. Ajo është shpresa ime e vetme se do kuptojë se Ballkani duhet të bëhet njerëzor apo Evropa do të bëhet Ballkan dhe ky do jetë dënimi për të”, tha Drashkoviç.

Lidhur me përfaqësuesin ndërkombëtar në BeH, Shmit, se në institucionet e Federatës nuk ka mjaftueshëm kroat, tha se ishte i habitur me atë që ka lexuar.

"Kombi dhe përkatësia kombëtare nuk guxon të jetë ndonjë tregues apo bazë sepse në marrëveshjen e Dejtonit askund nuk shkruan se nuk mundet serbi të votojë për boshnjakun apo kroatin, se boshnjakët nuk mund të votojnë serbët apo kroatët”, u shpreh Drashkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat