E tmerrshme kjo që ndodhi në Vitomiricë të Pejës/ Hajnat u hyjnë në shtëpi, i lidhin, revolen ia vendosin dhe...

Lajme

E tmerrshme kjo që ndodhi në Vitomiricë të Pejës/ Hajnat u hyjnë në shtëpi, i lidhin, revolen ia vendosin dhe...

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:48
Shtëpia ku është vjedhur

Me t’i hapur dyert e oborrit, disa persona që e kishin ndjekur me veturë, i kishin hyrë në shtëpi, Hysen Podrimçakun nga Vitomirica e Pejës.

Të maskuar e duke kërcënuar fizikisht, kishin tentuar fillimisht t’ia marrin veturën e tipit pasat, por rezistenca e kryefamiljarit bëri që ata të marrin vetëm çelësat e veturës.

Ky ishte vetëm fillimi i torturës nga grabitësit, të cilët më pas dhunshëm hynë brenda shtëpisë.

Hysen Podrimqaku, pronar i shtëpisë ka treguar se si janë sulmuar nga plaçkitësit.

“Kanë ardh do hajna te kerri më kanë sulmu fizikisht mu me kanë ngreh zhag ma kanë hapur derën kemi hyrë brenda iu kom bo pak rezistencë vërehet edhe në kamera njëri prej tyre i ka thënë futja thikë, edhe më ka sulmuar me thikë këtu në dorë.”

Sipas kryefamiljarit, 4 personat, me të hyrë brenda, e kishin lidhur edhe bashkëshorten e tij, të cilën e kanë kërcënuar me armë të ftohtë.

“Shoqen e kanë lidhur, mos luni thikën me sharrë te fyti, alltin 3-4 duke vjedhur, kanë marrur orendi, ari në vlerë 15 mijë euro, pare të gatshme 5 mijë euro dëme materiale”

Frika nga nata e kaluar për të vazhduar jetesën në këtë vend, po e shtynë që ta shesë edhe shtëpinë.

“Unë djemtë i kom jashtë kanë investu në shtëpi jom bo kajl me shit këtë shtëpi 100 euro me ik prej këtij vendi”

Gjithashtu, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Kanë qenë disa persona të cilët kanë kryer grabitjen, kanë marruar disa të holla dhe sasi të arit janë nisur në drejtim të panjohur,policia është duke ndriçuar rastin e kryersve të kësaj vepre”.

Pronari i shtëpisë ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të intensifikojnë hetimin dhe kryerësit e kësaj vepre t’i vënë para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat