Çmimi i vajit në Kosovë, më i lartë sesa në Finlandë

Lajme

Çmimi i vajit në Kosovë, më i lartë sesa në Finlandë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:58
Ilustrim

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë janë shtrenjtuar për 4.9 përqind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, 2020.

Këty hyn edhe çmimi i vajit, që është ngritur së fundmi.

Ky produkt në marketet tona po shitet 1.90 euro. E të njëjtin, më lirë në shtetin e tyre e blejnë finlandezët, 1.69 €.

Kështu të paktën ka thënë një mërgimtar që jeton atje, e i cili si dëshmi ka dërguar edhe fotografi.

Në vitin 2020, të ardhurat mesatare mujore në Finlandë ishin 3,594 euro.

Kjo sipas uebfaqes Statista, një kompani gjermane kjo e specializuar në të dhënat e tregut dhe të konsumatorëve.

E në vitin 2020, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 466 Euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat