“E kishin akuzu dhe pushkatu te ‘përmendorja Trekëndëshi’”/ Bardhyl Meta tregon pse Valdete Daka pati fat që nuk qëlloi në krye të KQZ-së në zgjedhjet lokale

Lajme

“E kishin akuzu dhe pushkatu te ‘përmendorja Trekëndëshi’”/ Bardhyl Meta tregon pse Valdete Daka pati fat që nuk qëlloi në krye të KQZ-së në zgjedhjet lokale

Nga: M.L. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 08:59
Bardhyl Meta

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitonte vetëm katër komuna.

Ai ka thënë se Valdete Daka kishte fat që nuk qëlloi në postin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi VV dhe Lista “Guxo” do ta akuzonin për humbjen e tyre në zgjedhje.

Postimi i plotë i Bardhyl Metës:

“Në anën tjetër, kishte fat Valdete Daka që e shkarkuan padrejtësisht, ngase pas debaklit të VV-së dhe debaklit spektakular të Listës “Guxo” - VV dhe “Guxim-taret” - e kishin akuzu dhe pushkatu Valdete Dakën te “përmendorja Trekëndëshi” apo në Shesh të Prishtinës, si shkaktaren kryesore të humbjes lapidare!

Pra znj. Daka, edhe pse të kanë penalizuar padrejtësisht, populli thotë, kur s'dihet ku del hairi, e ku del sherri!

P.S. Imperializmi dhe hegjemonizmi Amerikan dhe Revizionizmi Rus - akuzonte gjithë jetën Xhaxhin Enver… por plumbin dhe burgun e hante Mehmet Shehu dhe mijëra të tjerë…, gjithherë shqiptar!? "Armiku në narracion dhe propagandë vendore, ishte i jashtëm", por dënimin e hante, "shërbëtori" vendor!

Faqja e Zezë, por Kosovarët, historikisht… shpërblejnë dhe dënojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat