Hynë në të kuqen, 32 vozitësve u konfiskohen patentë shoferët

Lajme

Hynë në të kuqen, 32 vozitësve u konfiskohen patentë shoferët

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Në kuadër të planit operativ për ngritjen e sigurisë në trafik në rajonin e Prishtinës, gjatë kësaj jave vozitësve u janë konfiskuar 32 patentë shoferë për mos respektim të sinjalizimit të semaforëve.

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti  Rajonal i Trafikut rrugor,  po vazhdon me implementimin e  planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve.

“Në kuadër të këtij plani, gjatë kësaj jave, janë shqiptuar  32 gjoba dhe janë konfiskuar po aq patentë-shoferë për tre muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Sipas Policisë ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat