Haskuka: Kosova është e rrezikuar në rast se Rusia e pushton Ukrainën

Lajme

Haskuka: Kosova është e rrezikuar në rast se Rusia e pushton Ukrainën

Nga: V.N Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Mytaher Haskuka

Ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar në një shkrim në rrjetin social Facebook, duke komentuar për situatën në Ukrainë. Ai ka shkruar se Kosova dhe Bosna janë po ashtu dy shtete të cilat rrezikohen në Ballkan në rast se Rusia e pushton Ukrainën. 

“Si do të jenë zhvillimet e ardhshme do të varet nga rezistenca e ukrainasve, nëse Putini ashtu si Hitleri nuk has në rezistencë dhe ka sukses me blickrig (luftën e shpejtë) dhe e pushton Ukrainën shpejtë, zonat e rrezikuara janë shtetet e Baltikut dhe Ballkani. Në Ballakn, Bosna dhe Hercegovina dhe Kosova janë të rrezikuara në veçanti, andaj duhet të kemi kujdes të shtuar”, ka shkruar Haskuka. 

Mes tjerash ai ka shkruar se mënyra e bërjes politikë e Vladimir Putin, është e njëjtë me kohën kur sundonte Adolf Hitler.

“Ashtu si Hitleri që në fillim të vitit 1938 aneksoi Austrinë, Putini filloi me aneksimin e Krimesë. Ashtu si Hitleri që si arsyetim e kishte çlirimin e zonave të banuara me gjerman në Çekosllovaki , por në fund e pushtoi gjithë Çekosllovakinë , Putini në fjalimet e tij intervenimin në Ukrainë arsyetoi me zonat e banuara me rusë, por sot ushtria ruse invadimin filloi nga të gjitha anët dhe synimi i Putinit është Kievi dhe pushtimi i përgjithshëm i Ukrainës”, ka përfunduar shkrimin e tij, Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat