Dy shqiptarët e Kosovës që ia mësyn luftës në Ukrainë nuk u lejuan ta kalonin kufirin nga polakët

Lajme

Dy shqiptarët e Kosovës që ia mësyn luftës në Ukrainë nuk u lejuan ta kalonin kufirin nga polakët

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:18
Foto e dy personave nga Kosova që u nisen për në Ukrainë

Dy shqiptarët nga Suhareka që dje thanë se do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, janë kthyer mbrapsht nga autoritetet polake.

Ata janë marrë në pyetje për mbi 4 orë nga autoritetet polake, lidhur me motivet se pse duan ta kalojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Pasi ata kanë thënë se duan t’i bashkohen luftës, autorietet polake i kanë kthyer mbrapsht.

Sipas informacioneve dy shqiptarët tash janë rrugës për në Gjermani.

… i kanë marrë në pyetje më shumë se 4 orë për motivet për ta kaluar kufirin mes Polonisë dhe Ukrainën dhe kur iu kanë thënë se duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë, kjo i ka alarmuar autoritetet polake, të cilat i kanë kthyer mbrapsht. Të dy këta persona kanë pasur pasaporta të Republikës së Kosovës dhe kanë pasur viza Shengen. Sipas informacioneve, ata janë rrugës për në Gjermani, por jo domosdoshmërisht kanë hequr dorë nga vendimi për të shkuar e luftuar me Ukrainën”, ka thënë gazetari Xhemajl Rexha.

Ndryshe, me ligjin në fuqi, kosovarëve s’iu lejohet të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat