Shtrirja e shërbimeve sekrete ruse në Kosovë dhe Shqipëri, pse nuk po hetohen këta persona!?

Lajme

Shtrirja e shërbimeve sekrete ruse në Kosovë dhe Shqipëri, pse nuk po hetohen këta persona!?

Nga: A.M. Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:25
Vladimir Putin

Austria po cilësohet si ‘aeroplan-mbajtëse e vërtetë’ e aktivitetit të fshehtë rus!

Krahas raportimeve në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe akivisti shqiptar në Vjenë, Niq Krasniqi.

Ai në një postim në Facebook tha se artikulli i publikuar në mediumin prestigjioz “Financial Times” ka përmendur emrat dhe mbiemrat e agjentëve në disa shtete të Evropës.

Krasniqi u befasua se si “në këtë artikull nuk ceket as rasti i gjeneralit Maksim Malaj në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, si këshilltar i Edvin Ramës, as puna e agjentit të Serbisë/Rusisë në Presidencën e Kosovës, si këshilltar i Hashim Thaçit, i cili mes tjerash kishte punuar edhe në rekrutimin e ‘dëshmitarëve’ me pagesë në Kosovë për të dalur me dëshmi të rrejshme për “trafikim të organeve” gjatë luftës në Kosovë, të cilën si çështje për hetim në vitin 2010 e ngriti një përfaqësues i Rusisë në Këshillin e Evropës, agjenti K. Kosatschoë, për të cilin hetim u përkujdes zvicrani Dick Marty”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“AUSTRIA ËSHTË NJË “AEROPLANMBAJTËSE E VËRTETË” E AKTIVITETIT TË FSHEHTË RUS”!

I.

Kështu shkruan mediumi prestigjioz “Financial Times” në numrin e djeshëm, me çrast thekson se sipas “një diplomati evropian me bazë në Vjenë, BfV (Bundesamt für Verfassungsschutz), si më e larta agjenci austriake e inteligjencës konsiderohet të jetë aq e komprometuar saqë për një kohë u ndërpre nga shumë aktivitete të shkëmbimit të inteligjencës evropiane. Derisa Ministria e Mbrojtjes se Austrise* konsiderohet se është "praktikisht një departament i GRU", (pra Agjensisë intelegjente të Rusisë”.

Për të cilat pohime “një zyrtar i kancelarisë austriake tha se ata nuk mund të komentonin mbi akuzat anonime, por vuri në dukje se qeveria aktuale ka qenë duke shtyrë reformën gjithëpërfshirëse të agjencive të saj të Sigurisë.”

Artikulli në fjalë jep të dhëna për shtrirjen e shërbimeve sekrete ruse edhe në vendet tjera të Evropës dhe për problemet që kanë këto shtete për Sigurinë e tyre, për shkak të infiltrimit të agjenteve rusë në institucionet shtetërore të këtyre vendeve evropiane, që nga Britania e Madhe, Franca e Gjermania te vendet baltike dhe Çekia, Sllovakia e Bulgaria etj deri në Itali. Duke cekur me emra e mbiemra, pozita e profesione spiunët e Rusisë në këto shtete, pa cekur vende tjera më të vogla (shih: www.ft.com/content/bd74a542-3ce3-44de-a93a-36dc5929912b?).

Kështu në këtë artikull nuk cekët as rasti i gjeneralit Maksim Malaj në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, si këshilltar i Edvin Ramës, as puna e agjentit të Serbisë/Rusisë në Presidencën e Kosovës, si këshilltar i Hashim Thaçit, i cili mes tjerash kishte punuar edhe në rekrutimin e ‘dëshmitarëve’ me pagesë në Kosovë për të dalur me dëshmi të rrejshme për “trafikim të organeve” gjatë luftës në Kosovë, të cilën si çështje për hetim në vitin 2010 e ngriti një përfaqësues i Rusisë në Këshillin e Evropës, agjenti K. Kosatschoë, per te cilin hetim i perkujdes zvicrani Dick Marty. Hetim ky që në KE u soll si një raport me shumë akuza për shqiptarët pjesëmarrës në Luftën e Kosovës, i cili u votua si një Rezolute e KE në vitin 2011

II.

Kur një medium si “Financial Times” për përmasat e shtrirjes së spiunëve e agjentëve të Rusisë në institucionet më të larta shtetërore të Austrisë përdorë shprehjen “aeroplanmbajtëse e vërtetë”, atëherë cila shprehje duhet të përdoret për shtrirjen e spinunëve e agjentëve të Rusisë në institucionet universitare, në institucionet private, në biznese, në OJQ e në media të Austrisë?

Respektivisht cila është shtrirja e agjenturave të Rusisë në punën e këtyre institucioneve, punimeve të tyre “shkencore”, librave e pamfleteve në shërbim të intereseve të Rusisë dhe në dëm të Austrisë dhe vendeve përreth.

Apo e thënë edhe më thjeshtë dhe #mefokus për vendet tona ku vlen pyetja: sa i madh është ndikimi i agjentëve të Rusisë në politikat e punën e këtyre institucioneve shtetërore të Austrisë (shih pikën 1.) dhe institucioneve universitare e publicistike austriake (shih pikën 2.), që kanë ndikim në Ballkan dhe në botën shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Serbi?

Në botën akademike, në partitë politike, në biznese e OJQ e sidomos në publicistikë, në media e në bashkësitë fetare.

III.

Fatkeqësisht në këto vendet tona, po edhe në mërgatë e diasporë, ka mjaft shqiptarë si akademikë e politikanë, publicistë e analistë, gazetarë e përfaqësues fetarë që, jo vetëm që janë viktima të këtyre skemave të shërbimeve sekrete ruse, por edhe bashkëpunëtorë të përkushtuar të agjentëve rusë në Austri, sidomos atyre që janë infiltruar e punojnë në qarqet universitare e qeveritare të Austrisë.

Për të cilët mund të flitet me mjaft saktësi, jo vetëm në Austri. Qoftë sipas aktivitetit e bashkëpunimit të tyre, qoftë sipas betejave e prapshtive ku ata marrin pjësë! Ku vërehet një relacionin i drejtë në mes të lartësisë së shkollim të mentoruar dhe thellësisë së prapshtisë se shkaktuar

*Si moment i ndryshimit kardinal në politikën e Austrisë mund të merret nënshkrimi i bashkëpunimit e kooperimit 5 vjeçar të partisë së spektrit djathtist (radikal?) FPÖs me partinë e Putinit “Rusia e bashkuar” (2016) dhe ardhja e FPÖs në pushtet në vitin 2017. (Shih https://www.krone.at/544979 dhe http://www.diepresse.com/.../fpoe-schliesst-fuenf-jahres...)

PS.

FPÖ që nga viti 2002-04 dhe ndryshimet e mëdha shquhet si parti proserbe dhe kundër shtetit të Kosovës

Per reagimin e plotë shih:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat