Tri “minat” e ambasadorit amerikan Hill, serbët zbulojnë cilat janë ato

Lajme

Tri “minat” e ambasadorit amerikan Hill, serbët zbulojnë cilat janë ato

Nga: F.B Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:05
Christopher Hill dhe Aleksandër Vuçiq

Analistët e politikanët serbë kanë deklaruar se ambasadori amerikan Hill me vete bart tri “mina”. Ato janë: Vënia e pikës në pavarësinë e Kosovës, disiplinimi i Srpskës dhe ulja e ndikimit rus e kinez në rajon, transmeton “Bota Sot”.

“Skifteri” i ri i politikës amerikane po kthehet në rajon në rrethana edhe atmosferë krejt tjetër nga ajo e viteve 90-të, kur imazhi i Serbisë është rritur dhe Serbia u forcua ekonomikisht duke u bërë faktor në Ballkan”, mendojnë analistët serb.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe vetë Hill thonë bisedues të "Novosti", që megjithatë mendojnë se ai do vazhdojë “bulldozher diplomacinë”, por do ketë qasje më pragmatike në gjithë situatën.

Ai dje ka dorëzuar letrat kredenciale dhe praktikisht ka nisur mandatin e ambasadorit në Serbi, ndërkohë që njihet si i dërguar për Kosovën dhe me rolin kyç në Rambuje, sikurse edhe mandatet e ambasadorit në Tiranë, Shkup e Irak, Poloni e Kore.

Drejtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviç përmend përvojën e madhe diplomatike të Hillit në Ballkan dhe rolin aktiv në çështjen e Kosovës.

“Hill për dallim nga Hollbruk ka treguar fleksibilitet dhe nuk është e rastësishme përfundimi i karrierës së tij diplomatike në momentin kompleks gjeo-strategjik. Natyrisht ai do të përfaqësojë politikën e presidentit Biden kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Srpskën, por besoj e ka kuptuar se vjen në një Beograd tjetër nga ajo kur ishte përpara dhe është i vetëdijshëm në qëndrimin tonë zë fortë për të mbrojtur interesin kombëtar në Kosovë dhe Srpska në kuadër të BeH”, tha ai.

Karanoviç tha se kjo nuk do thotë se Serbia do lirohet nga presionet e ShBA-ve, por administrata e Uashingtonit dhe Hill e dinë kufirin dhe nuk kanë qëllim nga Serbia dhe serbët të krijojnë armiq, sikurse që pritet që Hill të mbështes Ballkanin e Hapur.

Diplomati Zoran Milivojeviç mendon se qysh para arritjes në Beograd, Hill e ka shpalosur platformën e tij të veprimit: “Ai njeh mirë rrethanat edhe aktorët dhe ka lidhje direkt me Shtëpinë e Bardhë që mund të vendos vetë për shumë gjëra. Qëllim strategjik i SHBA-ve është zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe arritja e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë mes Prishtinës edhe Beogradit, dobësimi i lidhjeve me Moskën e Pekinin dhe forcimi i BeH si shtet qendror. Por do punoj edhe në rritjen e lidhjeve dhe nuk do ketë qasje radikale, sikurse edhe arritjen e synimit për përmbylljen e rastit Bytyqi dhe ambasadës amerikane”.

Fakti se ai erdhi pak para zgjedhjeve, për Karanoviç ka simbolikë të posaçme , pasi para Senatit ka thënë se do të angazhohet "për zgjedhje të ndershme e transparente". Ai në angazhimin e tij diplomatik llogarit edhe në presionin nga shoqëria civile edhe mediet në pushtetin serb.

“Nuk ka dyshim se Hill në përpjekjet e veta do llogaris në forcimin e shoqërisë civile, por administrata amerikane është e vetëdijshme se bashkëbisedues i tyre mund të jetë vetë ai që gëzon mbështetjen e popullit, por edhe paralel me këtë synon gjetjen e biseduesve në kohë afatgjate në skenën politike”, tha Karanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat