​Mblidhet Kuvendi, debati për Qeverinë dhe shqyrtimi i parë për pagën minimale

Lajme

​Mblidhet Kuvendi, debati për Qeverinë dhe shqyrtimi i parë për pagën minimale

Më: 5 maj 2022 Në ora: 08:54
foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare në rend dite e kanë edhe debatin për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj. Megjithatë, një pikë e tillë edhe mund të shtyhet duke qenë se kryeministri Kurti do të vazhdojë edhe sot vizitën në Gjermani.

Gjithsesi, në rend dite janë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Po ashtu në rend dite janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar.

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat