Ish-prokurori serb: Vuçiq e di të vërtetën për rastin “Panda”

Lajme

Ish-prokurori serb: Vuçiq e di të vërtetën për rastin “Panda”

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:41
Aleksandar Vuçiq

Ish-prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka më shumë detaje për rastin e 14 dhjetorit të 1998-s, në kafenenë Panda në Pejë, kur u vranë gjashtë djem serbë.

Madje, ai tha se Vuçiq e di se kush janë autorët që qëndrojnë mbrapa këtij rasti.

“Presidenti ynë tha se nuk do të tregonte se kush ishin autorët, sepse pati një jehonë të tmerrshme dhe ai e di këtë”, tha Vukçeviq.

Në kafenenë “Panda”, dy sulmues të maskuar vranë Zoran Stanojeviqin (18 vjeç), Ivan Radeviqin (24), Ivan Obradoviqin (15), Vukota Gvozdenoviqin (16), Svetislav Ristiqin (18) dhe Dragan Trifunoviqin (18). U plagosën tre të tjerë.

“Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e djemve të vrarë ishin të bindur se krimi ishte kryer nga anëtarë të UÇK-së”.

Më 1998, Serbia akuzoi gjashtë shqiptarë për këto vrasje, ndonëse në vitin 2010 autoritetet e Serbisë publikuan të dhëna se ky krim ishte inskenuar nga serbët.

Ndër gjashtë të arrestuarit, ishte edhe Agron Kollçaku nga Peja, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat