​Gazetarja ukrainase bën tatuazh shqiponjën dykrerëshe

Lajme

​Gazetarja ukrainase bën tatuazh shqiponjën dykrerëshe

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Gazetarja ukrainase, Daria Meshcheriakova mban në dorën e saj tatuazhin me shqiponjën dykrerëshe.

Meshcheriakova ka thënë për “The Geopost” se tatuazhin e ka bërë në shenjë të solidaritetit që ka me kombin shqiptar dhe Kosovën në veçanti.

Duke folur për Kosovën, ajo u shpreh se “nga propaganda ruse dhe ajo serbe kishte dëgjuar të pavërteta lidhur me Kosovën”.

“Nuk është hera ime e parë këtu, për të gjithë gazetarët e tjerë është hera e parë në Kosovë. Hera e parë ishte në vitin 2011, atëherë kur studioja në Vjenë, studime juglindore dhe atje mësova shqip. Ende nuk di të flas mirë. U interesova për situatën këtu, situatën e keqe, sepse mbaj mend që në mediat ukrainase, e përshkruanin krejtësisht ndryshe, dhe unë isha shumë kureshtare për këtë”, ka thënë ajo. 

Meshcheriakova ka treguar edhe arsyen e ardhjes në Kosovë. 

“Pse ne e dinim historinë ndryshe? Dhe erdha këtu, fola me shumë njerëz këtu dhe kuptova se edhe unë isha viktimë e propagandës ruse, si të thuash, propagandës serbe”, ka thënë gazetarja ukrainase. 

Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës, mundësoi strehimin e një numri gazetarësh ukrainas në Kosovë.

Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat