IPK suspendon policin që dyshohet se gjuajti qytetarin me armë zjarri

Lajme

IPK suspendon policin që dyshohet se gjuajti qytetarin me armë zjarri

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Inspektorati Policor ka suspenduar zyrtarin policor me inicialet A.Z, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një qytetar nga Sllatina e Fushë Kosovës, teksa ky i fundit ishe duke u kujdesur për bagëtitë e tij.

Zyrtari policor dyshohet se e bëri këtë jashtë orarit të punës.

IPK rekomandoi suspendimin e zyrtarit policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes.

Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat