Vdes tragjikisht në mal i riu nga Juniku

Lajme

Vdes tragjikisht në mal i riu nga Juniku

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 21:09
Betim Gacaferi

Ka vdekur tragjikisht në malet e Junikut i riu, Betim Gacaferi.

Gazeta merr vesh se Gacaferi ka vdekur pas aksidentit me traktor, ndërsa për vdekjen e tij ka reaguar edhe i pari i Komunës së Junikut.

Ruzhdi Shehu lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur tronditës.

Reagimi i plotë i tij:

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ikjen e parakohshme të të riut Betim Gacaferit. Ky aksident tragjik na ka tronditur të gjithëve mirëpo Betimi do të mbetet i përjetshëm në kujtimet tona.

Dheu qoftë i lehtë për të ndjerin. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë junikasve.

R.Sh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat