162 çifte u shkurorëzuan gjatë muajit gusht

Lajme

162 çifte u shkurorëzuan gjatë muajit gusht

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 10:09
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare [1] në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin gusht 2022, duke u bazuar në të dhëna administrative.

ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë regjistruar 2 mijë e 283 lindje brenda e jashtë Kosovës. 1 mijë e 1194 meshkuj dhe 1 mijë e  89 femra, raporton teve1.info

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 799 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej vdekjeve të regjistruara, 427 janë meshkuj dhe 372 janë femra.

Në muajin gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 2 374 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës, kurse shkurorëzime janë regjistruar 162 raste.

“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat