I burgosuri denoncon nënën në polici: Më braktise, prandaj u bëra hajn

Lajme

I burgosuri denoncon nënën në polici: Më braktise, prandaj u bëra hajn

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një denoncim jo fort i zakonshëm për shoqërinë ke Kosovës ka ndodhur dje në Prizren.

Një i ri ka denoncuar nënën e tij për braktisje.

Ky akt i nënës, sipas djalit e ka detyruar atë që të bëhet hajn.

“Ankuesi mashkull kosovar i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij të dyshuarën femër kosovare e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat