Vdes i riu Flakron Zeqiri, kishte shkuar për shërim në Gjermani

Lajme

Vdes i riu Flakron Zeqiri, kishte shkuar për shërim në Gjermani

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:35
Flakron Zeqiri

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë Flakron Zeqiri nga Podujeva, i cili kishte shkuar për shërim në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.

Ai ditë më parë e pati një kërkesë për shërimin e tij.

Kërkesa e tij ishte:

Kërkesë për Lutje

Ju lutem shpërndajeni se ndoshta dikujt nga ju i pranohet Lutja!

Jam 25 vjeç dhe quhem Flakron Zeqiri dhe jam i semure qe prej 4 vitesh me kancer. Tani mjeket mi kane prere shpresat me kane than qe nuk munden te me ndihmojne. Kam shpres vetem te Zoti. JU LUTEM JU LUTEM SHPERNDAJENI qe ta shohin sa ma shume njerez edhe te luten sa ma shum njerez per mua. InshaAllah Allahu na i pranon lutjet.

Ngushëllime Familjes Zeqiri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat