Kryeministria jep detaje për vizitën e Kurtit në Turqi, shoqërohet nga ky ministër

Lajme

Kryeministria jep detaje për vizitën e Kurtit në Turqi, shoqërohet nga ky ministër

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 08:47
Kryeministri Albin Kurti- Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore, bëhet e ditur në komunikatë për media.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat