Sa shqiptarë jetojnë në Turqi, përgjigje jep Qamil Bytyqi

Lajme

Sa shqiptarë jetojnë në Turqi, përgjigje jep Qamil Bytyqi

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Veprimtari i njohur Qamil Bytyqi, ka qenë ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

Në këtë bashkëbisedim janë komentuar marrëdhëniet e Turqisë dhe Kosovës në vitet para çlirimit të saj si dhe takimi i parë në vitin 1992 mes Ibrahim Rugovës dhe presidentit të Turqisë Turgut Ozal. 

Në këtë takim ishte biseduar shumë për çështjet shqiptare, ku në një moment presidenti Ozal ishte befasuar me shifrën e shqiptarëve në Turqi.

“Numër të saktë nuk kemi, sepse në Turqi kur bëhet regjistrimi i popullsisë aty nuk ekziston ndonjë pyetje se cilit komb i përket, nga cili nacionalitet je, dhe për këtë arsye numër të saktë të shqiptarëve në Turqi nuk mund të ketë, por mua kur të më pyet dikush se sa shqiptarë jetojnë në Turqi, unë përgjigjen e kam 3 deri në 4 milionë shqiptarë”, tha ai.

Bytyqi gjithashtu tregoi fillin e fillimit të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat