Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Lajme

Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:02
Foto nga vendngjarja

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Marrëveshja ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale,

që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale.”, u bë e ditur në komunikatë.

Palët u zotuan se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave, të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat