Publikohet detaji interesant, kryeprokurori në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka qenë prokuror në gjykimin e Limajt

Lajme

Publikohet detaji interesant, kryeprokurori në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka qenë prokuror në gjykimin e Limajt

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:32
Fatmir Limaj

Gjykimi për ish- drejtuesit e UÇK-së sot ka vazhduar ditën e tretë.

Gjersa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar se ndihen të pafajshëm, është publikuar një video interesante e vitit kur Fatmir Limaj ishte në Hagë.

Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka publikuar një video të vitit 2005 në kohën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Krasniqi ka shkruar se Alex Whiting është kryeprokurori i aktakuzës kundër Thaçit , Veselit, Krasniqit dhe Selimit, dhe sipas tij,  është po i njëjti prokuror që humbi betejën me drejtësinë në  rastin Limaj në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat