27 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Lajme

27 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 32 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona, si dhe janë parashtruar tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale, kurse  Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

E Prokuroria Themelore e Pejës, dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, për vepra të ndryshme penale,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit katër nga 27 aktakuzat janë për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat