Hoxhë Mazllami: Haram është me ba iftar me produkte serbe

Lajme

Hoxhë Mazllami: Haram është me ba iftar me produkte serbe

Më: 10 prill 2023 Në ora: 06:10
Mazllam Mazllami

Këtë javë, emisioni Kojshia Show organizoi një iftar, ku të ftuar ishin hoxha Mazllam Mazllami bashkë me disa persona me nevoja të veçanta.

Hoxha në këtë emision bëri thirrje që të konsumohen produktet vendore, ndërsa tha se është haram me ba iftar me produktet serbe.

Në këtë emision, hoxha tha se ishte mjaft i emocionuar dhe se ky ishte iftari më i veçantë në jetën e tij.

Ai, bashkë me mysafirët fali edhe teravitë në emision.

Ndiqeni minutën 04:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat