“Këtë veturë është dashtë me ma bo dhuratë Tërnava, jo xhemati” - Hoxha nga Prizreni kërkon një “Jeep” nga myftiu

Lajme

“Këtë veturë është dashtë me ma bo dhuratë Tërnava, jo xhemati” - Hoxha nga Prizreni kërkon një “Jeep” nga myftiu

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:26
Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami

Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami i është bërë një dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit.

Ai gjatë një prononcimi  ka falënderuar xhematin e tij për këtë dhuratë.

Por thotë se këtë dhuratë do të duhej t’ia bënte Naim Tërnava.

“Me thënë të drejtën këtë lloj veture është dasht Naim Tërnava me ma jap e jo xhemati. Sepse jam punëtor i Bashkësisë Islame, sepse krejt familja jemi punëtorë të BIK’ut. Djali madh, i dyti, unë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Naim Tërnava do të duhej t’ia bënte një dhuratë në formë xhipi, duke thënë se shkon për të predikuar edhe nëpër zona malore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat