Kabashi: Komandant Drini i ka njohur edhe 6 gjuhë të tjera, ndërmjetësonte mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve

Lajme

Kabashi: Komandant Drini i ka njohur edhe 6 gjuhë të tjera, ndërmjetësonte mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 17:44
UCK

Lulzim Kabashi, bashkëluftëtar i Ekrem Rexhës  ka folur për figurën e Komandant Drinit me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së tij.

Kabashi ka thënë se Drini ka qenë një ushtarak profesionist dhe shumë i zoti në komunikim. Ai ka treguar se përveç gjuhës shqipe, Drini ka njohur edhe gjashtë gjuhë të tjera të botës.

Ai thotë se si rezultat i kësaj, Drini shpesh herë ka ndërmjetësuar në paqartësitë që kanë qenë në mes të ndërkombëtarëve dhe vendorëve.

 “Komandant Drini i ka njohur edhe gjashtë gjuhë të tjera, përveç gjuhës shqipe.

Ka ndërmjetësuar edhe në momentet kur ka pasur paqartësi në mes të ndërkombëtarëve dhe vendorëve. Ka qenë shumë i zoti në komunikim”, ka thënë Kabashi.

Ai thotë se Drini s’ka pasur probleme me askënd gjatë luftës, por shton se problemi kryesor i njerëzve të tjerë me Drinin ka mund të jetë fakti që ai ka qenë jashtëzakonisht profesionist.

“Problemi kryesor i komandant Drinit me njerëzit tjerë, apo të njerëzve tjerë me Drinin, ka qenë që Komandant Drini ka qenë jashtëzakonisht profesionist”, ka thënë Lulzim Kabashi në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat