Këta janë katër të dyshuarit për gjuajtjen me kallashnikov në Prishtinë

Lajme

Këta janë katër të dyshuarit për gjuajtjen me kallashnikov në Prishtinë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 06:46
Kallashi i konfiskuar, pas gjuajtjes në Prishitnë

Mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Tre persona kanë përfunduar në Polici dhe tashmë po intervistohen si të dyshuar. Rasti është konfirmuar ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e personave të dyshuar.

Burimet kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Fitim Kalaja, Gani Selimi dhe vëllai i tij Drilon Selimi dhe i dyshuari tjetër, Kastriot Krasniqi.

Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërsa tashmë është sekuestruar një armë AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast. 

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.

Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.”, bëri të ditur Policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat