I jepet lamtumira e fundit babait të zv/ministrit të Qeverisë Kurti

Lajme

I jepet lamtumira e fundit babait të zv/ministrit të Qeverisë Kurti

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:20
Ilaz Durmishi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte sot pjesë e varrimit të Ilaz Durmishit, babait të zëvendësministrit Hysen Durmishi. Në varrim ishin prezentë edhe ministra të qeverisë, deputetë dhe anëtarë të tjerë të VV-së.

Zëdhënësi i VV-së ka thënë se në këtë mënyrë kanë ndarë dhimbjen bashkë me bashkëpartiakun e tyre, Hysen Durmishin.

“I dhamë lamtumirën e fundit Ilaz Durmishit, babait të bashkaktivistit tonë, zëvendësministrit Hysen Durmishi. Me Kryeministrin, Albin Kurti, ministra, deputetë, aktivistë, shokë e shoqe, ishim te varrezat e fshatit Mushtisht në varrim të bacës Ilaz, duke ndarë dhimbjen dhe ngushëllimet me Hysenin dhe familjarët e tij.

Qoftë kujtimi për Ilaz Durmishin i përhershëm, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka njoftuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat