E harroi në autobusin e Trafikut Urban, çanta me 13 mijë euro i kthehet udhëtares

Lajme

E harroi në autobusin e Trafikut Urban, çanta me 13 mijë euro i kthehet udhëtares

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Në njërin nga autobusët e Trafikut Urban të linjës katër në kryeqytet, në natën e 20 qershorit, dikush nga udhëtarët e harroi një çantë të vogël, por me vlerë fort të madhe.

Atë e gjeti pastruesi i autobusit kur mjeti u kthye në bazë, derisa pak minuta më pas aty u paraqit edhe ajo që në autobus i la hiç më pak se 13 mijë euro.

Me këtë shumë, vajza kishte treguar se e pati plan të blejë një banesë.

Gjithsesi, ky akt i lartë human dhe qytetar i punëtorit të pastrimit u vlerësua fort nga menaxherët, që thanë se punëtorit do t’i japin edhe mirënjohje.

Drejtori i Operativës në Trafikun Urban, Mentor Isufi, tha se deri më tani kjo është vlera më e madhe monetare që dikush e ka harruar në autobus.

E ajo çka udhëtarët më së shumti harrojnë nëpër autobusë janë qese me gjëra ushqimore, çadra, mjete identifikuese, por edhe telefona dhe para në shuma më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat