Qytetari nga Skenderaji gjen kuletën me para në rrugë, e dorëzon në Polici

Lajme

Qytetari nga Skenderaji gjen kuletën me para në rrugë, e dorëzon në Polici

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Një qytetar nga Skenderaj, gjatë ditës së sotme, ka gjetur në rrugë një portofol me dokumente e para, dhe e ka dorëzuar në Polici.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim të policisë.

Siç ka njoftuar policia, pronari i portofolit është ftuar në stacion policor dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat