Policia: Për gjashtë muaj mbi 4100 shoferë mbetën pa patent shofer, nuk respektuan rregullat e trafikut

Lajme

Policia: Për gjashtë muaj mbi 4100 shoferë mbetën pa patent shofer, nuk respektuan rregullat e trafikut

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:15
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se për gjashtë muaj (janar-qershor 2023), mbi 4 mijë shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Sipas polisë, mbi 12,700 shoferë policia u ka vendosur pikë negative.

“Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor 2023: 4116 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik., 12751 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim të policisë.

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Për këtë arsye, policia ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut pasi mund të mbeten pa patent shofer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat