Helmimi i 12 pushuesve nga Kosova në Shëngjin – Ky është hoteli ku po qëndronin

Lajme

Helmimi i 12 pushuesve nga Kosova në Shëngjin – Ky është hoteli ku po qëndronin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:42
“Hoteli Frojd” në Shëngjin

Dje në orët e hershme të mëngjesit u raportua se 12 kosovarë janë helmuar në një hotel në Shëngjin ku po pushonin.

Kosovarët të cilët paraqitën probleme shëndetësore, po qëndronin në “Hotelin Frojd” në Shëngjin.

Media ka kontaktuar me Hotelit Frojd, të cilët e mohuan se ka qenë helmim, dhe për dallim nga Spitali i Lezhës thanë se vetëm pesë persona ishin sëmurë për arsye të ndryshme.

“Nuk është e vërtetë që janë helmuar, ne në hotel kemi 170 persona, 5 persona ishin të sëmurë për arsye të ndryshme. I kemi dërguar në spital, jo se janë sëmurë nga ne”.

Ndërsa Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Lezhë ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia  prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta që ndikimi të jetë më i madh.

E përkundër AUK në Lezhë, nga Hoteli Frojd, thanë për Insajderin se nuk ka pasur helmim nga dezinfektimi për mushkonja, pasi që një procedurë e tillë është kryer në prill të këtij viti.

Dezinfektimi është bërë në prill, si çdo vit”, deklaruan nga stafi i hotelit.

Derisa mjeku i Spitalit të Lezhës për mediat në Shqipëri ka deklaruar se 12 pushuesit nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeku sqaron se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga spitali.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, pro pa të vjella. Me parametra të mirë përvecc një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Pasi i ështq dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca.”-shpjegon mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat