Voziti në autostradë me fëmijën të ulur mbi karriget e pasme të veturës, gjobitet shoferi

Lajme

Voziti në autostradë me fëmijën të ulur mbi karriget e pasme të veturës, gjobitet shoferi

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është gjobitur me 150 euro shoferi që u pa duke vozitur në autostradë e ku fëmija e tij ishte i ulur mbi karriget e pasme të veturës.

Gjoba ka ardhur pasi ai nuk e ka siguruar fëmiun në ulësen që është e dedikuar për fëmijë.

Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë!

Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat