Ish-kryetari i LPK-së: Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdhi duke u ashpërsuar

Lajme

Ish-kryetari i LPK-së: Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdhi duke u ashpërsuar

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:10
Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vinte duke u ashpërsuar.

“Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdh duke u ashpërsuar, kishte shumë deklarata të cilat binin ndesh me atë frymën që ekzistonte tek një pjesë e Lëvizjes”, ka thënë Islami.

Islami ka shtuar se LDK-ja është një “shndërrim interesant” i konglomeratit politik që ka ekzistuar në Kosovë në vitet 1988-89.

“Sepse befasisht të gjithë anëtarët e Lidhjes Komuniste të Kosovës dolën anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Akti i shndërrimit nuk është asnjëherë një ‘hop’ dhe duke qenë se këto vinin nga Lidhja Komuniste e Kosovës, këto shpallen si moto të nacionalizmit, kishte një kontradiktë të madhe mes tyre”, ka shtuar ish-kreu i LPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat